Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve
Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak të përplasjes me Vladimir Putinin, sot jeton në Londër dhe mbetet një nga opozitarët më të zëshëm të Kremlinit. Në një intervistë ai analizon gjendjen aktuale të Moskës dhe të luftës në Ukrainë. Sipas tij, Putin ka arsye të forta për të menduar seriozisht një negociatë. “Problemet ekonomike dhe ato të rekrutimit po shtohen. Edhe territoret e pushtuara në Ukrainë po kthehen në barrë financiare. Vetëm për rindërtimin duhen të paktën 200-300 miliardë dollarë, pa llogaritur koston e mbajtjes së miliona banorëve që kanë mbetur atje, kryesisht të moshuar dhe njerëz në nevojë”, shpjegon Khodorkovsky. Ai paralajmëron se Putini mund të përballet...