Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edhe Jean-Claude Trichet i alarmuar si Draghi: BE është një xhuxhe mes SHBA dhe Kinës
“Bota ka ndryshuar që kur presidenti i Shteteve të Bashkuara vendosi të imponojë ligjin e më të fortit. Mënyra e vetme që ne evropianët të reagojmë është të promovojmë zbatimin e projektit federal, dhe nuk mund të jemi pesimistë për këtë qëllim”. Kështu ka deklaruar ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, i cili shpreh shqetësim për dobësinë politike të Bashkimit Evropian përballë sfidave globale. Në një analizë të fundit, ekonomisti francez dhe paraardhësi i Mario Draghi-t në Bankën Qendrore evropiane, thekson nevojën urgjente për thellimin e integrimit evropian dhe ndërtimin e një federate të vërtetë politike. Ashtu si Draghi, “me të cilin ndaj përfundimet e raportit, besoj se Evropa duhet të ecë përpara në procesin e integrimit”. Ai shton se Evropa ndodhet mes dy forcave...