Në kërkim për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, 46-vjeçari kapet në malin e Tomorrit

Në kërkim për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, 46-vjeçari kapet në malin e Tomorrit

Një 46-vjeçar u lokalizua në malin e Tomorrit dhe u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Dorian Beu po lëvizte me automjet kur Forcat Operacinale në bashkëpunim me efektivët e policisë Durrës ndërhynë duke e arrestuar. Në vitin 2023, GJKKO dha dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”. Njoftimi i policisë: Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”. Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i...