Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli sulmon me raketa rebelët Houthi, shpërthim i fuqishëm në kompleksin ushtarak dhe pallatin presidencial të Jemenit
Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore në Jemen, duke goditur një kompleks ushtarak ku ndodhet edhe pallati presidencial, në përgjigje të sulmeve me raketa të rebelëve Huthi. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë për X se goditën disa objektiva në kryeqytetin Sanaa të dielën, duke përfshirë “një vendndodhje ushtarake ku ndodhet pallati presidencial, termocentralet Adar dhe Hizaz, si dhe një vendndodhje për ruajtjen e karburantit”. Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 86 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore, raportoi Reuters, duke cituar autoritetet shëndetësore të rebelëve Huthi. Grupi i mbështetur nga Irani kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit perëndimor, përfshirë kryeqytetin. Që kur filloi lufta në Gaza gati dy vjet më parë, Huthitët kanë lëshuar raketa balistike dhe...