Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA). Sipas APP-së, pjesëmarrja në këtë proces është e detyrueshme për personat përgjegjës për prokurimin dhe punonjësit e strukturave të dedikuara, në përputhje me standardet e reja të miratuara nga qeveria. Procedurat specifike janë përcaktuar në një udhëzim të përbashkët mes DAP, APP dhe ASPA të nënshkruar në dhjetor të vitit 2024. Ndër të tjera udhëzimi specifikon se kurrikulat e trajnimit do të zgjatin 40 orë, ndërsa do organizohen në 4 nivele njohurish: Niveli bazë, mesatar, i avancuar dhe niveli ekspert. Për t’u certifikuar në nivelin bazë, pjesëmarrësit duhet të sigurojnë...