Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil

Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil

Gjatë muajve të verës, janë të shumtë shqiptarët që zgjedhin t’i kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit. Sidomos në shtetet fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Greqia, por me raste edhe në vende më të largëta të Evropës, mjeti kryesor me të cilin udhëtojnë është makina. Por, sa e kanë siguruar ata makinën e tyre kur kanë lëvizur jashtë? Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e konfirmojnë këtë trend gjatë verës, pasi sigurimi me Karton Jeshil rezulton të ketë pësuar një rritje të konsiderueshme. Sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, ka pësuar një rritje me 13% të vëllimit të primeve të shkruara bruto nga janari deri në...