Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E para e tij nismë publike ka potencialin të tensionojë marrëdhëniet mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit amerikan Donald Trump. Në një letër të datës 25 gusht, e publikuar nga mediat më 24 gusht, Kushner, paralajmëron Macron për rritjen shqetësuese të antisemitizmit në Francë. “Shkruaj me shqetësim të thellë për rritjen dramatike të antisemitizmit dhe mungesën e veprimeve të mjaftueshme nga qeveria juaj,” thekson Kushner. Letra vjen pak ditë pas një paralajmërimi të ngjashëm nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi planet e Francës për të njohur Shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Netanyahu tha se mbështetja...