Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit në Sarandë ku humbën jetën 2 motrat
Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e së dielës Sarandën. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçeza. Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fuqishme pasi të dy automjetet e aksidentuar janë shkërmoqur. Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rozina Dhimaku, e cila ndodhej pasagjere. Po ashtu, një tjetër pasagjere në...