Sherifi i Floridës shfaqet si reper pas arrestimit të bosit të drogës, mbante një zinxhir prej 50,000 dollarësh rreth qafës

Sherifi i Floridës shfaqet si reper pas arrestimit të bosit të drogës, mbante një zinxhir prej 50,000 dollarësh rreth qafës

Një incident i pazakontë ka ndodhur në SHBA, kur një sherif i Floridës vuri një zinxhir dhe byzylyk të një bosi droge, ndërsa dënonte tregtinë vdekjeprurëse përmes së cilës ai i kishte blerë ato. Grady Judd, sherifi i Qarkut Polk, mbajti një konferencë për shtyp të premten, ku shfaqi me krenari një gjerdan të trashë prej ari rreth qafës së tij, ndërsa akuzoi Donald Nate dhe anëtarët e bandës së tij për përfshirje në tregti droge që, sipas tij, çoi në vdekjen e një gruaje të moshuar nga mbidoza. “Ajo po dilte nga shtëpia për të shkuar në kishë kur u rrëzua dhe vdiq, në mënyrë që Nate të mund të blinte këto bizhuteri,” – tha Judd.“A më dëgjuat çfarë thashë? Ai i blen ato...