Aksidenti tragjik në Sarandë/ Këto janë dy motrat që humbën jetën në lule të rinisë, njëra prej tyre studente mjekësie

Aksidenti tragjik në Sarandë/ Këto janë dy motrat që humbën jetën në lule të rinisë, njëra prej tyre studente mjekësie

Rozina Dhimaku dhe Elvisa Dhimaku DELVINË- Elvisa Dhimaku 22-vjeç dhe motra e saj Rozina Dhimaku 20-vjeç, janë dy të rejat të cilat humbën jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në aksin Delvinë-Sarandë, ndërsa 24-vjeçarja Antonela Zhupa mbeti e plagosur rëndë. Tre vajzat po udhëtonin me një automjet tip "Lancia" që drejtohej nga 20-vjeçarja, ndërsa motra e saj ishte pasagjere. Kjo e fundit, mësohet se ishte studente e mjekësisë. Ndërkohë, 24-vjeçarja është e vetmja që i ka shpëtuar aksidentit tragjik. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se mjeti i viktimave është përplasur me një makinë tjetër e drejtuar nga Kevin Nora. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera...