Dita e sotme me diell dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të pandryshuara

Dita e sotme me diell dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (25 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje. Sipas SHMU-së, vranësirat në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.