Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjeçe (foto të tmerrshme)

Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjeçe (foto të tmerrshme)

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, në zonën e njohur si “Pularia”. Të dy makinat janë përplasur kokë me kokë, duke u shkatërruar plotësisht. Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina. Viktima të aksidentit janë...