Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidenti tragjik në Delvinë, e plagosura niset drejt Tiranës. Dy motrat e familjes Dhimaku ndërrojnë jetë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dy vajza dhe një e tretë ka mbetur e plagosur rëndë. Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Norra. Viktima kanë mbetur dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe. Kjo e fundit sipas bluzave të bardha të Sarandës, ka politrauma, por eshte jashtë rrezikut për jetën. Për mjekim më të specializuar u dërgua me ambulancë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.