Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E diela e “zezë” në Delvinë, shihni çfarë ka mbetur nga makinat që i morën jetën dy motrave (FOTO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë, me pasojë vdekjen e dy motrave, Ela dhe Rozina Dhimaku nga fshati Kopacez i Delvinës, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe. Kjo e fundit ka politrauma, por eshte jashtë rrezikut për jetën. Sidoqoftë për mjekim më të specializur është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet tip “Audi” që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Norra. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshimet paraprake janë për shpejtësi tej normave të lejuara dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithatë hetimi i plotë për ngjarjen do të zbardhë më...