Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rita Petro: Pse duhet lexuar libri i Vlora Konushevcit “Martesat, valixhet dhe ngarkesat e tjera”
Nga Rita Petro Pse duhet lexuar libri i Vlora Konushevcit “Martesat, valixhet dhe ngarkesat e tjera”. Sepse rrëfimet aty janë aq të sinqerta, pa kurrfarë deklamimi, dhe kjo vërehet më tepër kur tema intime dhe ajo sociale harmonizohen aq natyrshëm me atë të luftës në Kosovë. Një realitet pa lustër. Personazhi femër, ndonëse është vënë në shënjestër nga mjedisi rreth e qark, si dhe bota konservatore mashkullore, nuk bëhet viktimë. Madje ka raste kur rebelohet fuqishëm duke treguar forcën mendore, por dhe atë fizike:“Krejt organizmi m’u moblizue me nji fuqi që s’e kisha ditë kurrë se e ndryja mbrenda meje.” Mjaft interesante janë edhe figurat e burrave apo të baballarëve, larg të qenit heronj lufte apo të idealizuar. Edhe kjo është një risi e bukur...