Tragjedi në Sarandë/ E mitura shkon për pushime, gjendet e pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet

Tragjedi në Sarandë/ E mitura shkon për pushime, gjendet e pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel fshatin Çukë në Sarandë, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën ku po qëndronte. Sipas informacioneve paraprake, e mitura kishte shkuar për pushime nga Tirana për të vizituar disa të afërm në zonën e Çukës. Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në këtë akt tragjik. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe motivet e mundshme të vetëvrasjes. Trupi i vajzës është transportuar në morg për ekzaminime mjeko-ligjore. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme.