Berisha uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Lavdi kombit dhe heronjve të saj!

Berisha uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Lavdi kombit dhe heronjve të saj!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar popullin ukrainas me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar sakrificën e ushtarëve dhe qytetarëve të saj përballë agresionit rus. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shpreh respektin dhe solidaritetin e tij për Ukrainën, duke kujtuar se pavarësia e saj është mbrojtur me gjak e sakrificë të jashtëzakonshme. “Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë. Bijtë dhe bijat e saj e vaditën me gjakun e tyre dhe e mbrojtën me jetët e tyre nga agresioni rus”, shkruan Berisha. Ai i drejtohet qytetarëve shqiptarë dhe miqve të Ukrainës me një thirrje për solidaritet: “Ndaj dhe miq, të urojmë sot kombin ukrainas, udhëheqjen dhe luftëtarët e tij: Gëzuar festën e Pavarësisë! Lavdi Ukrainës, kombit dhe të rënëve të saj”.