Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Vora debuton në Superiore me një autogol, Partizani merr tre pikët e para
Java e parë e “Abissnet Superiore”-s është mbyllur sot me takimin Partizani-Vora. Këta të fundit debutuan sot për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar, por pa mundur të festonin në fund. Tre pikët shkuan në favor të “demave të kuq”. Ndeshja u vendos që në minutën e 9. Repaj e dërgoi topin në portën e tij, duke i dhuruar kështu fitoren kundërshtarit me autogolin e tij. Javën e ardhshme Vora pret në shtëpi Tiranën, ndërsa Partizani do të përballet me Teutën./Sport Ekspres/