Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident fatal në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy vajza dhe një e plagosur rëndë (Emrat)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza të reja, motrat Ela Dhimaku dhe Rezi Dhimaku, nga fshati Kopaçezë, njësia administrative Delvinë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person tjetër ka mbetur e plagosur rëndë, Antonela Zhupa dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkaqe që janë ende në hetim. Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi...