Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ç’po ndodh? ‘Bllokohet’ autostrada Rrogozhinë-Elbasan drejt Tiranës, ja arsyeja
Gjatë pasdites së sotme, trafiku në aksin kombëtar Rrogozhinë–Elbasan paraqitet i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh që lëvizin drejt Tiranës. Raportohet se fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar vonesa në qarkullim, ndërsa rruga është e ngarkuar në të dy kahet, por veçanërisht në drejtim të kryeqytetit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të evituar incidente të mundshme.