Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Festa e Shën Kozmait në Kolkondas, pelegrinazh dhe lutje për shëndet e lumturi
                            Me qindra besimtarë të krishterë nisën mbrëmjen e së shtunës pelegrinazhin e përvitshëm drejt Manastirit të Shën Kozmait në Kolkondas të Libofshës, për të nderuar shenjtorin e njohur për fuqinë e tij mrekullibërëse. Ceremonitë kulmuan këtë të diel me meshën e shenjtë të udhëhequr nga Kryepeshkopi Joan Pelushi, i cili, gjatë fjalës së tij, theksoi se “admirimi ndaj shenjtorëve nuk mjafton, por duhet të ndjekim shembullin e tyre në vepra dhe sjellje”. Besimtarët u lutën për shëndet, paqe dhe lumturi në familjet e tyre, ndërsa shumë prej tyre kaluan natën në manastir, duke kryer të gjitha ritet fetare. Festa e Shën Kozmait mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të besimit të krishterë në Myzeqe. Shenjtori njihet jo vetëm si martir i fesë, por edhe...