Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori
Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18 gushtit, temperaturat ekstreme dyshohet se kanë shkaktuar 1,149 viktima, sipas Instituto de Salud Carlos III. Shifrat vijnë nga një sistem monitorimi që gjurmon “vdekjet shtesë” duke i krahasuar numrat e përditshëm me ato që normalisht pritet të ndodhin. Në korrik, sistemi kishte regjistruar 1,060 vdekje të tjera të lidhura me të nxehtin, 50% më shumë se një vit më parë. Këto shifra nxjerrin në pah një të vërtetë në rritje: vera spanjolle nuk është më thjesht e padurueshme, por vdekjeprurëse. Edhe pse temperaturat kanë rënë, zjarret e nisura gjatë valës së të nxehtit vazhdojnë të përhapen. Galicia, Castilla y León dhe Extremadura...