Merr fund ëndrra e Lapajt për t’u bërë deputet! Burime: Në çdo rast, mandatin e merr një zonjë!

Merr fund ëndrra e Lapajt për t’u bërë deputet! Burime: Në çdo rast, mandatin e merr një zonjë!

Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve për procesin e 11 majit. Në gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që mandati i vetëm të transferohet nga e para e listës së mbyllur te i pari në listën e hapur, të cilën e udhëheq vete, duke shpresuar në rrëzimin e vendimmarrjes së Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, por një lëvizje e tillë duket mision i pamundur. Pesë anëtarët e KAS në vendimin e tyre te 30 korrikut për t’ia kaluar mandatin Ana Dajkos, të parës së listës së mbyllur kanë analizuar edhe elementin e...