Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Një bashkëbisedim satirik dhe kaq gjenial midis Ernesto Sabato dhe Jorge Luis Borges
Në përvjetorin e lindjes së Jorge Luis Borges, ky bashkëbisedim satirik kaq gjenial midis tij dhe mjeshtrit arbëresh Ernesto Sábato, përligj kremtimin e kësaj dite plotësisht. Dialog midis Ernesto Sabato dhe Jorge Luis Borges Sábato: E vërtetë, kam pasur njëfarë prirje vetëvrasëse… Sidomos si djalosh dikur. Borges: Kurse unë, dikur i pata vënë vetes një afat. Pata menduar: “Epo, do të pres shtatëdhjetë ditë. Nëse ndërkohë nuk ndodh asgjë për t’u shënuar, dhe kjo situatë nuk ndryshon, kam për ta vrarë veten. Ndërkaq, po të ndodhë diçka mirëfilli, aq më mirë fundja. Sidoqoftë do theksuar se dikush që ka vendosur të vetëvritet, ndihet si një hero i vërtetë, ndihet tepër i fuqishëm. Sábato: Sigurisht, ngaqë ka për ta hequr qafe universin… Borges: Ishim duke kuvenduar me Macedonio Fernández, cili...