Zjarr në Zharrëz të Fierit/ Përhapen flakët, rrezikohet pusi i naftës

Zjarr në Zharrëz të Fierit/ Përhapen flakët, rrezikohet pusi i naftës

Një vatër intensive zjarri ka përfshirë këtë të diel një zonë në fshatin Zharrëz të Fierit. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre. Flakët favorizohen nga era e fortë, e si rrjedhojë, janë përhapur në një hapësirë të gjerë. Raportohet se nga flakët rrezikohet një nga puset e naftës që ndodhen në Zharrëz. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrëfikëse për shuarjen e vatrës dhe forcat e policisë po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.