Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mami mos qaj, po kthehem”/ Lirohet gazetari ukrainas i mbajtur prej tre vitesh në paraburgim të fshehtë nga Rusia
Një gazetar ukrainas, i mbajtur në mënyrë sekrete nga Rusia për më shumë se tre vjet, është liruar të dielën si pjesë e një shkëmbimi të fundit të të burgosurve mes Moskës dhe Kievit. Dmytro Khilyuk, 50 vjeç, ishte ndër mijëra civilë ukrainas të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga Rusia, një veprim që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Për më shumë se tre vjet, prindërit e moshuar të Khilyuk nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Megjithatë, ata nuk u dorëzuan: morën pjesë në protesta, takime me politikanë në Ukrainë dhe jashtë saj, dhe i dërguan letra pa pushim autoriteteve ruse duke kërkuar lirimin e tij. Në një video të publikuar nga autoritetet ukrainase pas shkëmbimit të të burgosurve, Dmytro u pa...