Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga opozita në pushtet! Demokratët që iu bashkuan socialistëve në Vlorë, Deromemaj hapi rrugën e “eksodit blu”
Largimi i Genc Deromemajt nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij në krye të Kadastrës së Vlorës bëri jo pak bujë. Ish-kreu u degës së PD-së në Vlorë dhe pjesë e subjektit opozitar që prej vitit 2002, braktisi partinë e tij për postin drejtues në Kadastër, që iu besua pak javë më parë. Por, një hulumtim i Top Channel zbulon se rrjedhjet nga Partia Demokratike e Vlorës janë të shumta. Figura të larta të PD-së, me kontribut të gjatë në parti, tashmë kanë ikur. Zamira Sinaj, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik të Vlorës gjatë kohës kur ky subjekt ishte në pushtet, tashmë është bërë pjesë e Partisë Socialiste, duke u zgjedhur edhe deputete në parlamentin e ardhshëm....