Merr fund saga e zgjedhjeve! Top Channel zbardh vendimin e KAS për Lapaj, mandatin në çdo rast e merr një zonjë. Të hënën vendos Kolegji

Merr fund saga e zgjedhjeve! Top Channel zbardh vendimin e KAS për Lapaj, mandatin në çdo rast e merr një zonjë. Të hënën vendos Kolegji

Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve  për procesin e 11 majit. Në  gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që  mandati i vetëm të transferohet nga  e para e listës së mbyllur te i pari në listën e hapur, të cilën e udhëheq vete, duke shpresuar në  rrëzimin e vendimmarrjes së Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, por një lëvizje e tillë duket mision i pamundur. Pesë anëtarët e KAS në vendimin e tyre  te 30 korrikut për t’ia kaluar mandatin Ana Dajkos, të parës së listës së mbyllur  kanë analizuar edhe elementin e...