Spiropali, mes 14 kryeparlamentarëve, senatorëve dhe deputetëve të dekoruar nga Zelenski në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Spiropali, mes 14 kryeparlamentarëve, senatorëve dhe deputetëve të dekoruar nga Zelenski në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njofton se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi. Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”. “Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelenski, në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk.