Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur ‘Monument Kulture’, kthehet në lavazh
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë po zhduket barbarisht. Shpella e Spilës në Himarë, e njohur ndryshe si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po përballet me një akt të rëndë shkatërrimi dhe betonizimi, në shërbim të një biznesi privat. Për këtë barbari të turpshme ka reaguar dhe historiani Auron Tare. Duke publikuar pamjet e postuara nga një qytetar i Himarës, ai thotë se ky është një monumet më rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë e zonës, por edhe turizmin kulturor. Por sipas tij pamjet e betonizimit flasin vetë. Në hyrjen e saj, një prej rrugëve natyrore është bllokuar nga ndërtime, ndërsa brenda saj janë hedhur mbetje inerte dhe tubacione për ujëra...