Inter bëhet pengesë për Asllanin? Trajneri i Torinos jep lajmin e keq për talentin kuqezi

Inter bëhet pengesë për Asllanin? Trajneri i Torinos jep lajmin e keq për talentin kuqezi

Kristjan Asllani do të duhet të presë për të veshur fanellën e Torinos, pasi Interi nuk do të plotësojë në kohë dokumentacionin që mesfushori të luajë kundër zikaltërve në javën e parë të Serisë. Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë trajneri i Torinos, Marko Baroni, i cili duke folur para mediave për ndeshjen që luan ndaj Interit të hënën, ka konfirmuar se Asllani do të ishte spektator në duelin në ”San Siro”. “A do jetë jashtë? E saktë!”, tha fillimisht ai, duke përmendur më pas përsëri mesfushorin që e cilëson tashmë pjesë të ekipit, kur foli për minutazhin e Ngonge dhe për merkaton që kishte bërë klubi. “Ngonge ka mundësinë e madhe, ka qenë në një ekip të madh, ka punuar përkrah kampionësh dhe ka...