Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për gazetarinë dhe jetën publike shqiptare
Në një reagim publik për ndarjen nga jeta të analistit dhe gazetarit Artur Zheji, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu dhimbjen dhe vlerësimin e tij për figurën e Zhejit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilësoi atë si një zë të guximshëm dhe të pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. “Humbja e tij la një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike shqiptare”, shkruan ai, duke nënvizuar kontributin intelektual dhe qytetar të Zhejit në debatin publik shqiptar. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, në moshën 63-vjeçare. Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të...