Aksident i rëndë në Unzën e Re në Tiranë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detaje)

Aksident i rëndë në Unzën e Re në Tiranë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele tek Unaza e Re e Tiranës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. U raportua se aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut, pranë mbikalimit të Shkozës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të menaxhuar trafikun dhe për të mbledhur informacion mbi shkakun e aksidentit. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa ambulanca ndodhet në vendngjarje.