Britania ndryshon rregullat e azilit! Apelimet do të shqyrtohen më shpejt, mijëra emigrantë pritet…

Britania ndryshon rregullat e azilit! Apelimet do të shqyrtohen më shpejt, mijëra emigrantë pritet…

Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar. Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, i përbërë nga gjykatës të pavarur, do të krijohet për të shqyrtuar apelimet më shpejt se sistemi aktual gjyqësor. Qeveria është nën presion të madh për të ulur varësinë nga hotelet për strehimin e azilkërkuesve, ndërsa protestat që u zhvilluan fundjavën e fundit në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar janë dëshmi e zemërimit publik ndaj politikës. Sipas të dhënave zyrtare, 32,000 persona ende janë strehuar në hotele. Ndërkohë, mesatarisht, duhen më shumë se një...