Rrezikoi të mbytej në Gjipe, shpëtohet turisti francez

Rrezikoi të mbytej në Gjipe, shpëtohet turisti francez

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtojë 38-vjeçarin nga Franca . Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte. Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.