Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Reagon për opozitën dhe hesht për Edin”, gazetari: KLGJ frikësohet nga Rama, gjyqësia në Shqipëri nën presion
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar heshtjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqëtarëve. Në një prononcim, Ferhati tha se KLGJ vepron me standarde të dyfishta, pasi reagon për deklaratat e Berishës dhe Metës dhe hesht për Ramën. Po ashtu Ferhati theksoi se KLGJ mund të ketë frikë. “Kam parë veprimet e prokurores në fjalë(Elsa Gjeli), për mos fillimin e hetimit për një ndërtim pa leje. Kam parë një veprim të drejtë të prokurores, në bazë të dokumenteve që i janë dorëzuar nga hallkat e tjera të hetimit dhe evidentimit të këtyre rasteve, duke nisur nga policia vendore IMT Shkodër! Ky është standard i dyfishtë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor! Reagon kur politika, jo ajo e mazhorancës sulmon funksionarët e...