“Anglia ka mbaruar”, Sunday Times: Shqiptarët po kthehen vullnetarisht. Paguhen me mijëra paund nga shteti

“Anglia ka mbaruar”, Sunday Times: Shqiptarët po kthehen vullnetarisht. Paguhen me mijëra paund nga shteti

Këto pamje tregojnë dëbimin e përjavshëm të shqiptarëve pa dokumente nga Anglia për në Shqipëri me avionë charter, paguar nga Ministria e Brendshme, Home Office. Krahas tyre gazeta Sunday Times të cilës i referohet Top Channel, i kushton një shkrim të gjatë shqiptarëve të cilët vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave. Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu. “Ky shqiptar, azili i të cilit u refuzua, na deklaroi me një theks të rëndë londinez: ‘Bro, tani Anglia është e mbaruar’”. Kështu nis artikulli Sunday Times. Kjo thuhet në artikull sepse Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me...