Emigracioni i paligjshëm në Britani, Farage e sheh Shqipërinë si destinacion për azilkërkuesit e dëbuar

Emigracioni i paligjshëm në Britani, Farage e sheh Shqipërinë si destinacion për azilkërkuesit e dëbuar

Emigrantët që mbërrijnë me varka në Britani duhet të arrestohen në vend dhe t’u mohohet e drejta e azilit, si dhe të dëbohen brenda 30 ditëve. Këto deklarata të forta u bënë nga lideri i partisë populiste “Reform UK” (“Reformojmë Mbretërinë e Bashkuar”), Nigel Farage, grupim i cili po kryeson sondazhet për nga mbështetja popullore. Në një intervistë për gazetën “The Times”, Farage bëri të ditur se më 26 gusht do të prezantojë Ligjin për Emigracionin e Paligjshëm, që ka si synim kryesor dëbimin masiv të azilkërkuesve në Britaninë e Madhe. “Kemi një krizë masive në Britani. Jo vetëm që po na del si një kërcënim për sigurinë kombëtare, por e ka zemëruar publikun dhe sinqerisht nuk jemi larg prej rrëmujave. Ka vetëm një mënyrë...