Zbulohet varka misterioze e Jezusit në Detin e Galilesë

Zbulohet varka misterioze e Jezusit në Detin e Galilesë

Një varkë e madhe e vjetër prej druri e zbuluar në Izrael është quajtur “Varka e Jezusit”, pasi historianët e lidhën anijen me mrekullinë më të famshme të Jezusit, sipas “Daily Mail”. “Është një varkë 2,000-vjeçare nga Deti i Galilesë, lloji i varkës i përmendur në Ungjij, dhe me madhësi për rreth 12 persona”, tha eksperti i arkeologjisë biblike, Danny Herman. “Në fakt mund të lidhet me një nga historitë më të famshme që çdo i krishterë e di, rrëfimin e Jezusit që ecën mbi ujë dhe qetëson stuhinë në liqen”, tha ai. Arkeologu Dr. Kurt Raveh theksoi se data e ndërtimit të varkës mund të gjurmohet nga shekulli i parë para Krishtit deri në shekullin e parë pas Krishtit, por nuk mund të provohet...