Sulm ajror izraelit ndaj rebelëve Houthi, në shënjestër rezervuarët e karburantit dhe centralet energjetike

Sulm ajror izraelit ndaj rebelëve Houthi, në shënjestër rezervuarët e karburantit dhe centralet energjetike

Forcat izraelite kryen sulme ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të kontrolluar nga rebelët Huthi, të dielën. Forcat izraelite goditën instalimet ushtarake pranë pallatit presidencial, rezervuarët e karburantit dhe dy termocentralet. من العدوان الصهيوني الغاشم على منشآت الطاقة في صنعاء pic.twitter.com/G222gwlREI — AHMAD SLMAN (@ahmadslmanx) August 24, 2025 Sulmi u ndoq nga qendra e komandës së IDF-së në Tel Aviv nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe shefi i Shtabit Eyal Zamir. צופה בתקיפת מטוסי חיל האוויר בתימן מהבור בקריה, ביחד עם ראש הממשלה והרמטכ”ל pic.twitter.com/aF0RwUv0zH — ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) August 24, 2025 Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi konfirmoi më vonë sulmin, megjithëse nuk dha detaje se çfarë u godit ose nëse pati viktima. Rebelët Huthi kanë lëshuar raketa e dronë...