Vasili akuza Ramës: Premtoi katër aeroporte, mbylli mandatin me vetëm një, ‘Rinasin’

Vasili akuza Ramës: Premtoi katër aeroporte, mbylli mandatin me vetëm një, ‘Rinasin’

Deputeti Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik dhe dështim në përmbushjen e premtimeve të bëra për infrastrukturën ajrore të vendit. Në një postim të bërë në FB shoqëruar edhe me një video, Vasili rikujton premtimin e Ramës të bërë në vitin 2021 për ndërtimin e katër aeroporteve gjatë mandatit të tretë qeverisës. Sipas tij, ky premtim rezultoi një gënjeshtër, pasi në fund të mandatit në vitin 2025, Shqipëria vazhdon të ketë vetëm një aeroport funksional, Rinasin. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalët që thotë dhe për premtimet që bën. Vasili e lidh dështimin e projekteve të infrastrukturës me ecurinë negative të sezonit turistik 2025, të cilin e cilëson si një "dështim të paralajmëruar". Postimi i plotë në...