Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
JD Vance përsërit: Trupat amerikane nuk do të jenë në Ukrainë, Rusia ka bërë disa lëshime për Trump
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka ripërsëritur se Amerika nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i jep Kievit. “Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, përsëriti zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance. Ndërkohë, Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në lidhje me Ukrainën. “Mendoj se Putin i ka bërë lëshime të rëndësishme Donald Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë”, theksoi Vance, duke shtuar se Rusia është “shumë fleksibile në disa nga kërkesat e saj...