Deputetët s’votojnë për tre kandidatë të LVV-së për kryetar të Kuvendit

Deputetët s’votojnë për tre kandidatë të LVV-së për kryetar të Kuvendit

Gjatë vazhdimit të seancës konstituive, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin dhe Bashkën. Për Muratin dhe Nagavcin votuan 55 deputetë, 46 ishin kundër. Për Muratin abstenuan pesë deputetë, e për Nagavcin katër. Ndërkaq, Basha mori 57 vota për, 25 ishin kundër dhe 24 abstenuan. Ai mori votën e Arben Gashit dhe Bekë Berishës, nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Seanca konstituive u ndërpre dhe do të vazhdojë më 26 gusht, duke filluar nga ora 11:00.