Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Njoha shumë gazetarë, disa ishin miq të vërtetë si ti”, ish-ambasadori Arvizu mesazh prekës për Zhejin
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Arvizu shpreh dhimbjen për humbjen e një figure që, sipas tij, kishte aftësinë e rrallë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të kuptuar thellë zhvillimet në shoqëri. Mesazhi i plotë: I dashur Artur! Së pari, i jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët që më dha një zë në këtë moment të ndjeshëm, pasi nuk mund të jem në Shqipëri për t’u ndarë me ty personalisht. Gjatë këtyre dy ditëve ditëve të fundit kam parë qindra madje mijëra lamtumira të përzemërta nga njerëz që të kanë njohur dhe dashur. Atyre me siguri do t’u mungosh. Ka pasur kaq shumë mesazhe prekëse, shpesh të...