Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani, gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit. Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi, raportoi për sulmet. Këto janë sulmet e para në Sana, që kontrollohet nga rebelët, që nga 17 gushti, kur Izraeli shënjestroi infrastrukturën energjetike që besohej se përdorej nga rebelët. Izraeli ende nuk ka konfirmuar sulmet e së dielës. Rebelët Huthi kanë lëshuar raketa e dronë drejt Izraelit dhe kanë shënjestruar anije në Detin e Kuq për më shumë se 22 muaj. Ata thonë se sulmet kryhen në shenjë solidariteti me palestinezët, që po përballen me luftë në Rripin e Gazës që nga tetori i...