Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe! Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe! Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Banda kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelas është organizata shqiptare e drogës e cila transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Por nga përgjimet e publikuara mësohet se banda kishte shtrirë aktivitetin edhe në shpërndarjen e armëve. Bisedat e zbardhura në Sky Ecc kanë zbuluar sesi banda kryente trafikimin. Më 16 shtator 2020 mësohet se Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë komunikuar në Sky ECC ku bisedojnë për ngarkesën e radhës ndërsa gjatë këtij komunikimi janë dërguar edhe foto të armëve. “6 janë me silenciator… po ma sollën me vonë silenciatorin po e fus. Nëse nuk ma sjell do fus vetëm gjashtë copë”, shkruan Çela. Në bisedë gjithashtu shpjegohet metoda që përdorte banda për të fshehur armët. Ai thekson se armët do të çmontohen dhe do...