Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ali Ahmeti: Humbja e tij lë boshllëk të madh në gazetari dhe jetën publike shqiptare!
Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për vdekjen e papritur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti e quan Zhejin si një zë të guximshëm dhe të pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, në moshën 63-vjeçare. Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale. Humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari dhe në...