Foshnja merret nga e ëma sapo lind, testet e ndaluara për grenlandezët përdoren sërish në Danimarkë

Foshnja merret nga e ëma sapo lind, testet e ndaluara për grenlandezët përdoren sërish në Danimarkë

  Ivana me te bijen   Një nënë e re me prejardhje grenlandeze është ndarë nga foshnja e saj vetëm një orë pas lindjes, pasi autoritetet daneze e vlerësuan si të papërshtatshme për të qenë prind, bazuar në teste psikologjike që janë ligjërisht të ndaluara për njerëz me origjinë nga Grenlanda. Ivana Nikoline Brønlund, 18 vjeçe, lindur në Nuuk nga prindër grenlandezë dhe ish-lojtare e ekipit të hendbollit të Grenlandës, solli në jetë vajzën e saj, Aviaja-Luuna, më 11 gusht në një spital afër Kopenhagës, ku jeton me familjen. Vetëm një orë pas lindjes, autoritetet komunale e morën foshnjën në kujdestari, duke e vendosur në një familje tjetër. Që nga ajo ditë, Brønlund thotë se ka mundur ta shohë vajzën vetëm një herë, për një...