“Lidhje shpirtërore me krimin”, Berisha godet Ramën me fjalët e Nanos: Stafi elektoral i mbushur me precedentë penalë

“Lidhje shpirtërore me krimin”, Berisha godet Ramën me fjalët e Nanos: Stafi elektoral i mbushur me precedentë penalë

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha në një mesazh në faqen tij në facebook ka publikuar një deklaratë të disa kohëve më parë kur ish kryeministri socialist Fatos Nano denonconte kërcënimin ndaj tij dhe numrin e lartë të personave me precedentë penale që ishin pjesë e stafit elektoral të Edi Ramës. “Lidhjet e krimit, janë lidhje shpirtërore për Ramaduron!”, shkruan Berisha në postimin e tij ku ka bashkëngjitur videon e deklaratave të Nanos gjatë një emisioni televiziv.