VIDEO/ Momentet e arrestimit të dy grabitësve që shkëmbyen zjarr me Policinë, u rrethuan në një lokal dasmash

VIDEO/ Momentet e arrestimit të dy grabitësve që shkëmbyen zjarr me Policinë, u rrethuan në një lokal dasmash

Pamje nga arrestimi TIRANE- Dy të rinj të përfshirë në disa grabitje dhe të njohur për precedentë penalë përfunduan në pranga, Ardit Domi dhe Lorenc Cali, pas një përplasjeje të armatosur me shërbimet e Policisë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Sukthit, kur patrullat policore pikasën një automjet të vjedhur, i përdorur një ditë më parë në një grabitje në një karburant po në këtë zonë. Në vend që të ndalonin, të dy të rinjtë u përpoqën të arratiseshin dhe hapën zjarr ndaj policisë me armë automatike. Përplasja u zhvendos në zonën e Vorës, ku makina doli nga rruga dhe autorët u fshehën në një lokal ku po mbahej një dasmë. Nga aty, ata qëlluan me automatik...